Një person u qëlkua me thikë këtë mbrëmje në Durrës ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit.
“Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj”, njoftoi policia e Dirrësit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit. a.b












