Një nxënës 17 vjeç u hodh sot nga dritarja e katit të dytë në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në shkollën ‘Siri Shapllo’ ndërsa besohet se ai humbi kontrollin gjatë lojës.
“Rreth orës 13:00, në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo”, një nxënës 17 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me një nxënës tjetër, është hedhur nga dritarja e katit të dytë.
17-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Gjirokastrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. a.b











