Shtyhet seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”.
Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur raport mjekësor.
Gjyqi për Mediut ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i Mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët.
Një ditë në parë kreu i PD, Sali Berisha bëri publike vendimin e dënimit penal nga një gjykatë greke për Gjokën në 2005. Gjoka nuk e kishte deklaruar këtë dënim. a.b












