Një grua humbi jetën sot pasi ra nga shkallët. Ngjarja e rëndë ndodhi në Lin të Pogradecit.
“Rreth orës 12:00, në fshatin Lin, Pogradec është gjetur në banesën e saj, nga fqinja pa shenja jete shtetasja N. Sh., rreth 70 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga shkallët e banesës, ku jetonte e vetme”, njoftoi policia e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. a.b











