• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

droni by droni
17 April, 2025
in Kryesore, Opinion
0
GENC POLLO/ Negociata me Brukselin: realitete e mite
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

Së fundmi në media e në debatin politik tek ne u debatua pozicioni koalicionit qeveritar mes partive CDU/CSU e SPD në Gjermani lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, Moldavi e Ukrainë. Ai kushtëzonte anëtarësimin e shteteve kandidate me ndryshimin e vendimmarrjes në Këshillin Europian (27 shtetet anëtare) duke kaluar nga unanimiteti për këto çështje, siç është aktualisht, në vendimmarrje me shumicë të cilësuar. Kjo klauzolë e përfshirë në reshtat 4405-4409 e programit të qeverisë Merz që pritet të miratohet së afërmi në Bundestagun gjerman u paraqit tek ne si zhvillim i ri që rrëzon premtimin elektoral të KM Rama se do të mbyllë negociatat mbas dy vjetësh dhe do të arrijë anëtarësimin në BE në vitin 2030. Por a është i ri ky kushtëzim dhe a e pengon ai anëtarësimin e Shqipërisë dhe kandidatëve të tjerë?

​1.​A kemi një kusht të ri?

Kushtëzimi “zgjerim mbas reformimit” nuk është element i ri i qeverisë të udhëhequr nga kristian-demokratët gjermanë. Qeveria në ikje e kancelarit socialdemokrat Scholz (2021-2025) gjithashtu e kishte shprehur qartë në programin e saj se reforma institucionale ishte kusht i domosdoshëm që BE të mund të funksiononte me më shumë anëtarë. Këtë qendrim kancelari Scholz e ilustroi qartë në “fjalimin europian që ai mbajti në Pragë në gusht 2022. E vetmja gjë e re nga Gjermania është se tashmë ky qendrim është i dy partive të mëdha gjermane pa të cilat nuk bëhet qeveria (AfD, partia tjetër aktualisht në treshen e parë, është parimisht kundra zgjerimit të BE). Pra të paktën në dekadën e ardhme pozicioni i Berlinit është i qartë.

Por ky kushtëzim nuk është vetëm i Gjermanisë por edhe i Francës. Në samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Sofje në maj 2018 pjesëmarrësit pro-zgjerim kishin shpresa për hapa thelbësorë përpara. Por presidenti francez Macron u a preu hovin duke deklaruar se edhe me 27 anëtarë BE po funksiononte keq e nuk mund të shtoheshin edhe një gjysmë-duzinë karrigesh në Këshillin Europian duke e paralizuar vendimmarrjen me lloj-lloj kundërshtimesh e vetosh vend e pa vend.

Këtë qendrim të Gjermanisë e të Francës, me gjasë e kanë edhe vënde të tjera si Hollanda, Danimarka, etj. Por sidoqoftë Gjermania e Franca tok janë aq të mëdha e influente sa që të bëjnë të pamundur pranimin e ndonjë shteti kandidat pa reformuar më parë vendimmarrjen në institucione si Këshilli.

​2.​A ka shanse të përmbushet ky kusht?

Që të abrogohet unanimiteti duhet një votë unanime: por mund të bien dakord të tëra shtetet anëtare të heqin nga dora një instrument kaq domethënës si vetoja? Në dekadën e fundit ajo është përdorur për të bllokuar vendime lidhur me Rusinë e Ukrainën (Hungaria, Sllovakia), me Kinën (Greqia), me Turqinë/Bjellorusinë (Qipro) e me Shengenin (Austria, Hollanda). Veto përbën një garanci për një shtet anëtar se BE do të detyrohet të angazhohet në interesin kombëtar të tij që ndryshe edhe mund t’a injoronte. Me rreziqet e sigurisë që po shtohen, i tërë rripi lindor i BE nga Finlanda deri në Qipro janë absolutisht kundra humbjes së vetos në çështjet e politikës së jashtme. Pra shanset që kushti franko-gjerman të përmbushet janë pothuaj zero sipas studiuesve europianë. Cfarë logjikisht do të thotë se të tilla janë edhe shanset e anëtarësimit në BE të shteteve kandidate.

​3.​Pse Komisioni Europian është entuziast për anëtarësimet?

Në samitin e sipërpërmendur të Sofjes në v2018 ofiqarë të Komisionit Europian kishin përcaktuar Serbinë dhe Malin e Zi si “kandidatët më të avancuar” (front-runners) dhe parashikonin se këto dy shtete mund të anëtarësoheshin në BE në v 2025, pra mbas 7 vjetësh.

Në vitin 2018 Mali i Zi nuk kishte përjetuar dot prej tre dekadash ndryshimin demokratik të pushtetit; Serbia me Vucicin në krye prej 6 vjetësh po jepte të tëra shenjat e instalimit të regjimit autoritar e kleptokratik (RAK) pa folur për problemet me orientimin gjeopolitik. E megjithatë këto fakte reale dhe evidente nuk e topisnin optimizmin e ofiqarëve të Brukselit. Sot në v2025 kur parashikohej anëtarësimi po ata ofiqarë ofrojnë dy front-runners të tjerë: Malin e Zi e Shqipërinë me v2027 për konkludim të negociatave dhe v2030 si afat për anëtarësim të mundshëm (nëse jep pëlqimin Këshilli e Parlamenti europian).

Eshtë interesante të vëresh se Mali i Zi prej 12 vitesh ka çelur e po negocion 33 kapituj (nga 35) por ka konkluduar vetëm tre syresh (ata më të kollajshmit). Me këtë ritëm negociatat përfundojnë mbas 130 vjetësh. Sesi Mali i Zi do të mundet të konkludojë vetëm në dy vjet CILËSISHT 32 kapitujt e tjerë mbetet ende një mister.

Edhe rasti i Shqipërisë është interesant: duke filluar nga v2016 Komisioni Europian propozoi katër herë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe çdoherë Këshilli nuk e miratoi propozimin; me nismën e Gjermanisë, Francës e Hollandës në mars 2020 Këshilli vendosi 15 kushtet tashmë të mirënjohura. Argumenti i tyre ishte se nuk mund të çelim negociata me një shtet kandidat ku nuk funksionon as Gjykata e Lartë dhe as ajo Kushtetuese. Pjesa tjetër është histori përfshi edhe skenat qesharake me shampanjë e dekorata që KM Rama i preferon tej mase.

Aktualisht ofiqarët e zgjerimit në Komisionin Europian pretendojnë se Shqipëria mund të negociojë e të konkludojë të 33 kapitujt në 2027, pra njëkohësisht me Malin e Zi. Edhe pse Shqipëria ka filluar punë me kapitujt vetëm që nga tetori 2024 (nga 16 kapituj në negociatë 9 syresh u celën para pak ditësh; 17 kapituj pritet të çelen në të ardhmen).

Ja vlen të vrasësh mendjen për të kuptuar  pse ofiqarët e zgjerimit në Komisionin Europian karakterizohen shpesh nga një optimizëm jorealist. Ata e shohin zgjerimin si misionin e tyre dhe ju duhet jo rrallë të ballancojnë forca brenda BE-së që janë a priori kundër anëtarësimeve të reja dhe kjo është pozitive. Por mosvlerësimi ose keqvlerësimi i çështjeve themelore si demokracia e shteti ligjor, fokusimi burokratik tek ligjet në letër dhe nevoja për të demonstruar një “histori suksesi” i shtyjnë ata në ekzagjerime e gabime me pasoja. Po ashtu edhe gjeopolitika e trazuar i bën që të kërkojnë stabilitet duke mbështetur stabilokratët që si rregull janë kleptokratët anti-demokratë.

Kështu Presidentja e Komisionit von der Leyen gjatë vizitës në Beograd në tetor 2024 habiti publikun me lavdërimet e saj për “arritjet europiane” të Serbisë nën Vuçiçin. Vetëm mbasi protesta studentore tronditi vendin znj. von der Leyen u kujtua t’i përmendte presidentit serb në Bruksel në mars të këtij viti se ai kishte probleme “me zgjedhjet, lirinë e medias e me korrupsionin”. Një kthesë të tille nuk e ka marrë dot Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos e cila vizitën e parë zyrtare në Tiranë para një muaji e përdori shëmtuar ne favor të fushatës zgjedhore të Edi Ramës; edhe pse si sllovene që është ajo duhet t’a dinte më mirë se të tjerët, se në Ballkan një kryeministër me mandat konsekutiv të tretë apo, më keq akoma, të katërt i shërben veç konsolidimit të regjimit autoritar e kleptokratik (RAK).

​4.​Kur s’ke pulën…

Anëtarësimi i shteteve kandidatë në prizmin e mospërmbushjes së standarteve nga ana e tyre dhe të kushtit franko-gjerman nga BE-ja duket si paradoksi i shigjetës së Zenonit. Filozofi i Greqisë antike të shek. 5 para Krishtit pretendonte se shigjeta në fluturim drejt tabelës bën gjithmonë gjysmën e rrugës së mbetur dhe prandaj nuk e arrin asnjëherë atë. Megjithatë oferta konkrete e BE e njohur si anëtarësimi me faza” (staged accession) është shumë e volitshme dhe e dobishme deri sa të vijnë një ditë kohë të mira për anëtarësi të plotë. Ajo parasheh që shtetet kandidate, mbasi të përmbushin kushtet specifike, të kenë akses të plotë në programe e struktura që deri dje ishin të rezervuara për shtetet anëtare të BE-së. 

Një shembull është pranimi në Zonën Unike të Pagesave Euro (Single Euro Payment Area, shkurt SEPA). Kjo do të thotë që transfertat bankare me eurozonën do të ndodhin në çast dhe me tarifë zero. Çka do të ishte një përmirësim i dukshëm krahasuar me sot kur për çdo transfertë qyterarët e bizneset shqiptare paguajnë deri në 100 euro tarifë ekstra. Bankat qendrore në Tiranë e Podgoricë po punojnë prej muajsh dhe SEPA pritet aktivizohet brenda vitit.

Me interes do të ishte edhe anëtarësimi shteteve kandidate në Zyrën e Prokurorit Publik Europian (European Public Prosecutor’s Office, shkurt EPPO) që mbulon abuzimet me fondet europiane. Në këtë rast korrupsioni me IPARD-in nuk do të arkivohej nga prokurorët e përgjumur në Tiranë por me gjasë do të kishte akuza penale në nivel qeveritar. 

Më tej mund të flitet për akses në programe financiare, Tregun e Përbashkët e institucione të BE-së kundrejt kushtëzimit me standarte.

Hapa si këto vlejnë për të integruar Shqipërinë në BE më shumë se sa raportet iluzioniste, samitet bombastike e premtimet boshe.

Previous Post

FAKT&FAKE/ Video-reel La civitas dhe Sinaj, si avatari i deputetit kthehet në instrument propogande

Next Post

Mesuesi arrestohet në Rinas, ngacmoi sek*ualisht dy nxënëse minorene

droni

droni

Next Post
Kapet grupi i trafikut të kanabisit në Tepelenë, 4 në pranga

Mesuesi arrestohet në Rinas, ngacmoi sek*ualisht dy nxënëse minorene

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.