• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Chris LaCivitas i përgjigjet Ramës dhe thotë një gjë për Biden

droni by droni
15 April, 2025
in Kryesore, Politika
0
Chris LaCivitas i përgjigjet Ramës dhe thotë një gjë për Biden
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Chris LaCivita është pyetur në emisionin Opinion në lidhje me statusin që kryetari i PD, Sali Berisha ka në raport me SHBA, si person “non grata” si dhe për polemikën e Ramës me La Civitas.

Drejtuesi i fushatës së PD, nuk u përgjigj drejtpërdrejtë nëse masa ndaj Berishës ishte e padrejtë, por tha se administrata Biden ka qenë e korruptuar. Ndërsa në  lidhje me sulmet e Ramës ndaj tij ai tha se Rama do të shmanget nga dështinet e qeverisë së tij në 12 vjet.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Ka një problem te kjo historia. Zoti Berisha, ish kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë është shpallur person non-grata nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken në 2021. Ju e njihni mjaft mirë Tëit-in që bëri ish-Sekretari i Shtetit dhe historinë. A mund të punoni me dikë i cili është shpallur si person non-grata nga administrata e Shteteve të Bashkuara?

LaCivita: Si fillim, është ish-administrata, Antony Blinken.

Fevziu: Ka qenë administrata e Shteteve të Bashkuara në atë kohë.

LaCivita: Ka qenë të korruptuar sa s’ka…

Fevziu: Kanë qenë të korruptuar?

LaCivita: Kanë qenë aq të korruptuar sa qeveria e Edi Ramës. Në sytë e mij dhe në mendimin tim, dhe këto nuk janë çështje që nuk i diskutoj në Shtetet e Bashkuara sepse nuk është ky rol im, por nga pikëpamja ime dhe një prej arsyeve që jam këtu është ngaqë ajo shpallja non-grata ka qenë aq e korruptuar sa nuk ka fare legjitimitet, të paktën në sytë e mi.

Fevziu: Nëse mund t’ju pyes pak më shumë. Sali Berisha ka qenë mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur ka qenë i vetmi President i cili ka  bërë dy vizita në Shtëpinë e Bardhë më 1991 dhe 1995.

LaCivita: Doktor Berisha. Po.

Fevziu: Po, si Kryeministër. Ka pasur takime shumë të mira te Shtëpia e Bardhë me Zv. Presidentin. Pse administrata e Shteteve të Bashkuara, administrata e Biden-it mori këtë vendim?

LaCivita: Pse administrata e Biden-it fshehu faktin që Joe Biden-it ishte mendërisht me probleme për 4 vite dhe e kishte të pamundur që të ishte president? Pse administrata e Biden-it vendosi që burrat mund të bëjnë fëmijë? Pse administrata e Biden-it vendosi… Mund të vijo e të radhisë të gjëra për ditë të tëra. Administrata e Biden-it bëri kaq shumë gabime në kaq shumë nivele të ndryshme. Ky ishte thjesht një gabim tjetër.

Fevziu: Sipas jush ky është një vendim i korruptuar, i bërë nga një administratë e korruptuar, pse administrata aktuale nuk marr një masë kundër saj?

LaCivita: Nuk flas në emrin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, nuk mund të flas në emër të Departamentit të Shtetit, jam këtu për tu siguruar që konservatorët dhe Partia Demokratike do të kenë mundësinë të sfidojnë 12 vitet e dështimit të Edi Ramës dhe këto gjëra do të zgjidhen me kalimin e kohës.

Fevziu: Përpara pak muajsh thatë që Zoti Berisha është mik i madh i Shteteve të Bashkuara. Vazhdoni të mendoni të njëjtën gjë?

LaCivita: Patjetër! Patjetër!

Fevziu: Në ç’mënyrë?

LaCivita: Ka qenë një lider gjatë viteve 90. Ka pritur Presidentin Bush këtu. Gjithmonë ka qenë një mik i Shteteve të Bashkuara. Është pro demokracisë, pro lirisë, pro familjes dhe është e sigurt që do të sigurohet që Shqipëria do të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropianët. Ne dhe unë e shikojmë këtë si një mundësi të vërtetë.

Fevziu: Po, dhe këtu kemi fotografinë e parë midis Kryeministrit shqiptar dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara në 2002. Zoti LaCivita dua t’ju pyes diçka lidhur me Kryeministrin. Në një prej diskutimeve të tij në Facebook Rama tha që LaCivita është këtu thjesht si turist, që të shpenzoj ca para dhe kjo është e mirë për Shqipërinë. Cila është përgjigja juaj?

LaCivita: Edhe një herë. Edi Rama në këto zgjedhje do të flas për gjithçka përveç se për 12 vitet e qeverisjes së tij. Ka qenë kryeministër për 12 vite dhe po më sulmon mua? Mua më duket për të qeshur. Nuk jam turist. Vij këtu për punë.

Fevziu: Normalisht, duket një kohë e gjatë por Rama dukej gjithmonë fëmija e preferuar e ndërkombëtarëve, të evropianëve dhe amerikanëve. Pse Rama gëzon këtë mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar?

LaCivita: Ka qenë fëmija e preferuar, e thatë shumë mirë mendoj, fëmija e preferuar sipas Edi Ramës…

Fevziu: Ka pasur shumë takime, ka pasur mbështetje… në Shqipëri janë organizuar 2 samite evropiane të cilat më pas kanë qenë të pamundura, çdo president apo kryeministër që vjen këtu bën deklarata në favor të tij, kjo është një problem.

LaCivita: Kur doktor Berisha ka qenë Kryeministër priti Presidentin e Shteteve të Bashkuara këtu…

Fevziu: Kjo do të thotë që kështu e ka diplomacia…

LaCivita: Po, mendoj se diskutimi nuk është dhe nuk duhet të jetë për Evropën. Diskutimi duhet të jetë për votuesit shqiptarë dhe si ndihen ata për të ardhmen e tyre. Si mund të përballojnë mirat bazë në mënyrë që të rinjtë të mos mendohen për tu larguar nga Shqipëria ngaqë nuk gjejnë dot punë këtu. Këto janë çështjet me rëndësi. Këto janë çështjet për të cilat duhet të flas Edi Rama.

Fevziu: Por nga pikëpamja e strategjisë, ai nuk flet për 12 vitet e qeverisjes por flet për 2030 dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Është duke e shtyrë agjendën, jo nga ky vit por 5 vite nga tani.

LaCivita: Përgjigja më e mirë ndaj kësaj dhe ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është: a mund të besosh një burrë që i bëri gjërat kaq të papërballueshme gjatë këtyre 12 viteve që ti rregulloj ato dhe të shkoj te 2030? Nuk e mendoj. Pse do vesh në pushtet dikë që i bëri gjërat kaq të vështira për ti zgjidhur problemet që i krijoj vetë? Nuk ka kuptim.

Fevziu: Ju nuk punoni për qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

LaCivita: Jo.

Fevziu: Keni shumë miq të qeveria e Shteteve të Bashkuara.

LaCivita: Patjetër.

Fevziu: Pa diskutim. Nga pikëpamja juaj, cila është marrëdhënia midis Edi Ramës, Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

LaCivita: Me sinqeritet ju them që nuk e di sepse nuk bëj pyetje të tilla, nuk është roli im të bëj pyetje të tilla. E di që Edi Rama tha dy herë që do të shkonte në Shtetet e Bashkuara dhe asnjëherë nuk shkoi…

Fevziu: Po, e bëri dy herë këtë deklaratë…

LaCivita: Dhe asnjëherë nuk shkoi.

Fevziu: Mund ta shikojmë javët apo muajt në vijim por deri më tani nuk kemi asgjë konkrete.

LaCivita: Edhe një herë. Këto janë diskutime ku unë nuk përfshihem sepse nuk më takojnë mua në rolin që unë kam. Roli im është që të sigurohem se doktor Berisha dhe kandidatët të cilët po garojnë për deputet të fitojnë dhe se ai do të bëhet kryeministri i ardhshëm. opinion.al

Previous Post

Apartamenti mbi Veliajn u kontrollua sot nga agjentët e BKH

Next Post

Kapet Lazja, u arratis nga infermieria e burgut të Lezhës

droni

droni

Next Post
Kapet Lazja, u arratis nga infermieria e burgut të Lezhës

Kapet Lazja, u arratis nga infermieria e burgut të Lezhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.