Një person është plagosur me armë zjarri një natë më parë në Tiranë ndërsa sot policia njoftoi se ka identifikuar autorin.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Autori i plagosjes i shpallur në kërkim ka shërbim taksi, ndërsa i plagosuri i kishte zënë vendin me makinën e tij.
“Autori Franci Canaj, 32 vjeç, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Gerald Hoxha, 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri.
Shtetasi Gerald Hoxha, mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Tiranës.
Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. a.b











