Dy vëllezër u rrahën këtë mbrëmje në një fshat të Divjakës ndërkohë që njërit prej vëllezërve i erdhi në ndihmë edhe një tjetër.
“Rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Zarif Konja, 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Shpëtim Konja, 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K).
Pas konfliktit, shtetasi Shpëtim Konja, ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.
Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. Konja dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. Konja dhe A. G”, njoftoi policia e Divjakës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. r.k












