• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

90 milionë euro nga BE për përmirësimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë

droni by droni
8 April, 2025
in Ekonomia, Kryesore
0
90 milionë euro nga BE për përmirësimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paketë financiare prej 90 milionë euro nga BE për përmirësimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë në Shqipëri.

Fondet nga BE, të përbëra nga një grant prej 60.5 milionë euro në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe një hua prej 30 milionë euro nga EIB Global, do të ndihmojnë në modernizimin e linjës hekurudhore 34 km.

Paketa financiare u nënshkrua në një ceremoni të mbajtur në Tiranë, në prani të përfaqësuesve të lartë nga Komisioni Evropian, qeveria shqiptare dhe EIB Global.

Projekti do të lehtësojë transportin më të sigurt, më efikas dhe të qëndrueshëm për udhëtarët dhe mallrat, duke kontribuar në rritjen socio-ekonomike dhe integrimin rajonal.

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri të Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian, Kaja Kallas, u nënshkrua një marrëveshje për një paketë financiare të BE-së me vlerë 90.5 milionë euro për rindërtimin e seksionit hekurudhor Durrës – Rrogozhinë. Marrëveshja u firmos nga drejtori i Departamentit të Zgjerimit dhe Fqinjësisë në EIB Global, Lionel Rapaille, dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në prani të Zëvendëspresidentes Kallas dhe Kryeministrit Edi Rama.

Fondet do të mundësojnë modernizimin e një linje hekurudhore 34 km midis portit të Durrësit dhe Rrogozhinës, që ndodhet në Korridorin Pan-Evropian VIII, i cili lidh portet jugore të Italisë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Ky projekt ka rëndësi strategjike, pasi zgjat Rrjetin Trans-Evropian të Transportit (TEN-T) dhe bën pjesë në Planin Ekonomik dhe të Investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor. Kostoja totale e projektit parashikohet të jetë 121 milionë euro, ku 30 milionë euro do të bashkëfinancohen nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Kaja Kallas deklaroi: “Nënshkrimi i huasë nga Banka Evropiane e Investimeve për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë si pjesë e Korridorit VIII, e bashkëfinancuar nga BE, është një moment i rëndësishëm. Ky projekt do të krijojë vende të reja pune, do të forcojë tregtinë dhe do të përmirësojë ndërlidhjen, duke e afruar Shqipërinë më shumë me fqinjët dhe me Bashkimin Evropian. Ai do të shërbejë gjithashtu si një rrugë kyçe për lëvizjen ushtarake ndërmjet vendeve anëtare të BE dhe NATO-s në Evropën Juglindore, gjë që është tepër e rëndësishme në kontekstin aktual të sigurisë.”

Zëvendëspresidenti i EIB, Rober de Groot, tha: “Jemi të kënaqur që jemi pjesë e këtij angazhimi të rëndësishëm të Team Europe, që thekson përkushtimin tonë të përbashkët për zhvillimin e lidhjeve më të sigurta, më të zgjuara dhe më të gjelbra në Ballkanin Perëndimor. Si pjesë kyçe e Korridorit VIII, ky projekt do të forcojë zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë përmes përmirësimit të qasjes dhe lehtësimit të tregtisë dhe lidhjeve ekonomike në rajon dhe me BE. EIB Global do të vazhdojë të ofrojë mbështetje teknike dhe financiare për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe përmes Planit të Ri të Rritjes.”

Kryeministri Edi Rama deklaroi: “Nënshkrimi që u bë sot është pjesë e një programi masiv investimi në infrastrukturën hekurudhore. Kjo është arsyeja pse pesëvjeçari që na ndan nga fundi i kësaj dekade do të jetë gjithashtu periudha kur hekurudha do të rikthehet në Shqipëri. Kjo është një nga shumë arsyet për të mos vetëm për të besuar, por edhe për të luftuar për anëtarësimin tonë në BE. Falë këtij partneriteti, jemi në gjendje sot të realizojmë investime që ndryshe do të ishin të pamundura për ne.”

Si një nga institucionet kryesore financiare për sektorin e transportit në Ballkanin Perëndimor, EIB Global po mbështet disa projekte hekurudhore në Shqipëri. Kjo përfshin një hua për linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit dhe ndihmë teknike në kuadër të Nismës për Qëndrueshmëri Ekonomike të EIB për fazën e dytë të Korridorit Pan-Evropian VIII. Programi këshillues JASPERS ka mbështetur gjithashtu zhvillimin e një plani veprimi për forcimin e kapaciteteve menaxhuese të infrastrukturës hekurudhore të Shqipërisë.r.e

Previous Post

Zbardhet vendimi i Apelit për Erion Veliajn, pse e mbajtën më qeli ‘kryetarin’. Detaje tronditëse edhe nga përgjimet

Next Post

Rrahje e rrezikshme në Divjakë, pastaj u përdor çiftja

droni

droni

Next Post
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Rrahje e rrezikshme në Divjakë, pastaj u përdor çiftja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.