Një 70 vjeçar nga Gjirokasta ka humbur jetën në Libohovë për shkak të sëmundjes së plasjes. Sipas mjekëve, viktima E. Maçi ka konsumuar mish të infektuar nga antraksi.
Sipas mjekëve, i moshuari me profesion çoban ka shenja plagësh në të gjithë trupin si pasojë e plasjes që njihet në gjuhën popullore..
Nga ana tjetër, Drejtoria e Bujqësisë ka marrë mostra të mishit për të zhvilluar analiza.











