• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK përfundon hetimet për Ilir Beqën dhe miqtë. Por a kanë përfunduar plotësisht?

droni by droni
2 April, 2025
in Kronika, Kryesore
0
Prokuroria e Përgjithshme regjistron kallëzimin penal për Ilir Beqen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK përfundon hetimet dhe kërkon gjykimin e 11 të pandehurve për fondet e SASPAC, në qendër të të cilëve është ish drejtori i SASPAK dhe më herët deputet dhe ish ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.190, viti 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën për gjykim ndaj një 11 të pandehurve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Të pandehurit janë:

  1. Ilir Beqaj – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim (2 herë) parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal kryer 8 herë; “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal, e kryer 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143/3 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer 3 herë, parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal e kryer 3 herë.
  2. Ermal Kurtulaj – I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, (2 herë) parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, (8 herë);  “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit të Procedurës Penale, kryer 9 herë;  “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, i parashikuar nga nenet 143/3 e 25 të Kodit Penal, (2 herë);  “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim (3 herë), parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal.
  3. Gazmend Haxhia – I akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Mashtrim me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
  4. Personi juridik shoqëria tregtare “Landways International” sh.p.k – Akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal si dhe“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
  5. Alfred Nikolla – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 I Kodit Penal.
  6. Elton Marini – I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimit” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 I Kodit Penal, si dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 I Kodit Penal.
  7. Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k – Akuzuar për veprave penale; “Mashtrim” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal, si dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 I Kodit Penal.
  8. Bjona Ziaj – E akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
  9. Bledar Leka – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
  10. Marinela Jazoj – E akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
  11. Mira Topçiu – E akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të dokumentave” , e kryer në bashkëpunim më shumë se njëherë (8 herë), parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Faktet penale:

1. Përgjatë hetimeve të kryera, provohet se i pandehuri, Ilir Beqaj*, të ketë pasur njohje me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, të paktën që prej vitit 2012, kohë kur i pandehuri ka qenë ortak pranë shoqërisë “Intech” sh.p.k.

I pandehuri Ermal Kurtulaj rezulton të ketë punuar në vitin 2017 pranë FSDKSH-së, më pas në disa projekte të ndryshme dhe që prej datës 01.06.2022 ka punuar si koordinator i zyrës “Facility Point”, për programin “EUSAIR”, në SASPAC, i emëruar nga vetë i pandehuri Ilir Beqaj sipas urdhrit nr. 80, të datës 26.05.2022.

Gjatë ushtrimit të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut, i pandehuri  Ilir Beqaj duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, i cili ka vepruar si zbatues,  përgjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG”, të përcaktuara në Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së, të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së, Fondi i 10-të Europian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)” dhe ligjit me nr. 21/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit mes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për Programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (Adrion) 2014-2020 ”.

Të gjitha shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E ardhmja e Turizmit të qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri” dhe “Konferenca e Energjitikës” si dhe “Bashkëpunimi në Rajonin e e Adriatikut dhe Jonit”, organizuar ne vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më përpara se të realizohet procedura e prokurimit, e kryer në mënyrë fiktive më pas për efekt dokumentacioni.

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga i pandehuri, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar mbi dakordësinë për të kryer shërbimin e caktuar; ftesat që iu janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave; shkresa dërguar fituesit pas vlerësimit, si edhe lidhja e kontratës, urdhrat e pagesave- veprime këto të kryera kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.

Një pjesë e shërbimeve rezulton se të jenë prokuruar në mënyrë fiktive, pasi shoqëritë tregtare nuk kanë ofruar shërbime, por kanë mashtruar në bashkëpunim me të pandehurit Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, për qëllime përfitimi material, si dhe në të paktën dy raste provohet që këta të fundit kanë marrë përfitime të parregullta nga të pandehurit që kanë përfaqësuar këto shoqëri tregtare.

2. I pandehuri Ilir Beqaj ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore në 50% të kuotave në shoqërinë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” shpk, me NIPT L91329021O dhe nuk ka deklaruar shpenzimet e kryera për investime në këtë shoqëri tregtare; ka fshehur pronësinë dhe nuk ka deklaruar shpenzimet në lidhje me një apartament të ndodhur në qytetin e Vlorës; si dhe ka fshehur pronësinë e një automjeti.

Në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me vendodhje në Lungomare, Vlorë dhe disa llogarive bankare, e të tjera sekuestruar të pandehurve, si më poshtë vijon:

  • 14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë;
  • 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro;
  • 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;
  • 19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.
  • Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve

I pandehuri Ilir Beqaj në vitet 2014-2017 ka ushtruar funksionet; Ministër i Shëndetësisë; në shtator të vitit 2017-2021, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas në vitin 2022 është emëruar në pozicionin e Drejtorit të përgjithshëm  të Agjencisë Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës njohur me emërtimin “SASPAC”.

b. Hetimet po vazhdojnë për fakte të tjera penale të rezultuara gjatë këtij procedimi penal.

Previous Post

SPAK liron nga qelia Kreshnik Budllën, tregohen arsyet

Next Post

Berisha me kandidatët e rinj: Kurrë ky kryeqytet nuk ka pasur një ekip me kaq personalitete të reja dhe më të spikatura!

droni

droni

Next Post
Berisha me kandidatët e rinj: Kurrë ky kryeqytet nuk ka pasur një ekip me kaq personalitete të reja dhe më të spikatura!

Berisha me kandidatët e rinj: Kurrë ky kryeqytet nuk ka pasur një ekip me kaq personalitete të reja dhe më të spikatura!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.