• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FAKT&FAKE/ A është larguar nga DASH Yuri Kim, rrëmbimi i mediave në Tiranë nga ndezja e lajmit

droni by droni
10 June, 2025
in Fake News
0
Edhe 3 ditë nga afati për zgjedhoren, Yuri Kim me axhendë të ngjeshur, zbardhen takimet kryesore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

A është larguar nga DASH Yuri Kim, rrëmbimi i mediave në Tiranë nga ndezja e lajmit

a.Cfarë ka ndodhur

Më 19 mars televizioni kombëtar Top Channel transmetoi një emision në lidhje me shkarkimin e ish ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim nga detyra e saj në DASH, si Zëvendës Ndihmës Kryesore të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe të Euroazisë.

Lajmi u nxit nga fakti se në emri i saj nuk ishte më në listën e zyrtarëve të lartë të DASH.

Top Channel transmetoi në mbrëmjen e 19 marsit në faqen e vet online fragmente nga debati në Top Story, ndër talk shoë më të shikuar në vend.

Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, të ftuarit diskutuan për largimin e papritur të ish-ambasadores, Yuri Kim.

“Gazetari, Bledi Koka tha që Kim jo vetëm është larguar por tashmë është zëvendësuar nga, Andreë Stoëe dhe bio e ish-ambasadores nuk gjendet më në sistemet e Departamentit amerikan të Shtetit dhe se po hetohet nga këta të fundit.

Ndërkohë, Marlind Laçi tha për Kim se ka qenë një ndër emrat e përfolur si financuese e grushtit të shtetit në vitin 2016 në Turqi.

Analisti, Arjan Curi tha se emri i saj u përmend edhe në një përgjim, në një takim 6-palësh për programin nuklear të Koresë së Veriut.

Juristi, Kreshnik Spahia tha se Shqipëria i ka lënë vetë ambasadorët të marrin rolin e guvernatorëve, por shtoi se nuk duhet kurrë që figura e tyre të denigrohet siç ka ndodhur më parë”, shkruan top channel.tv.

Po ashtu lajmi u publikua në disa media dhe u komentua edhe nga kreu i PD, Sali Berisha , një kritik i ashpër i saj, të cilës edhe ia dedikon vendimin e Blinken për përcaktimin e tij në SHBA. Berisha tha në një deklaratë për mediat se nuk ka dijeni për shkakkrimin por ai e konsideron atë si një ambasadore e korruptuar dhe se ishte i gatshëm të vinte në dispozicion të DASH dokumenta që vërtetonin korrupsionin e saj. Berisha nuk ofroi asnjë të dhënë në lidhje me këtë.

Një ditë më vonë media nën monitorim, top channel, a2cnn, vizion plus, dhe mediat online lapsi.al. dosja.al, neësbomb.al dhe javaneës.al publikuan lajmin se Yuri Kim do të jetë Këshilltarja e re e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit.

“DASH ka konfirmuar detyrën e re të ish-ambasadore së SHBA-ve në Tiranë, një ditë pasi qarkulluan në Shqipëri raportime se ajo ishte shkarkuar nga posti që mbante, apo që ishte vendosur nën hetim.

Profili i ish-ambasadores Kim në uebfaqen e DASH u fshi për një ditë, por tashmë është rikthyer i përditësuar me të dhënat e saj dhe informacione për postin e ri që do të mbajë”, shkruhej në top channel.

Në fakt ky lajm nuk u bë publik me 20 mars dhe as u ndikua nga mediat në Shqipëri për të bërë ndonjë sqarim qoftë nga Ambasada amerikane në Tiranë e qoftë nga ndonjë zyrë tjetër në Uashington. Lajmi për një detyrë të re të ambasadores ishte publikuar në faqen e DASH që më 1 mars 2025. Dhe nuk bëhej fjalë për një ditë pa profilin e saj por me zhvendosjen e profilit të saj tek zyrtarët e niveleve më të ulëta në DASH, natyrisht me përcaktimin e saj të ri.

Po ashtu DASH nuk bëri njoftim në lidhje me rastin por thjesht mediat në Tiranë e lexuan ‘bio’-n e Kim si një njoftim të DASH. Të paktën deri tani DASH nuk ka bërë njoftime për emërime të nëpëunësve të ndryhsëm në zyrat e veta.

Disa media nën monitorim afër së opozitës shkruajtën se “për disa ditë profili i saj u hoq nga faqja zyrtare e DASH, ndërsa u rikthye me njoftimin për detyrën e re të Kim që pritet të jetë për një periudhë kohore 6-9 muaj. Para këtij kalimi, ish-ambasadorja ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesor i Byrosë nga viti 2023 deri në vitin 2025”.

“Ish-ambasadorja Kim tashmë ka zero akses në informacionin e Byrosë Diplomatike për Euro-Azinë dhe ka humbur statusin e diplomates. Kim u shkarkua nga Byroja pasi roli i saj u kompromentua në lidhje me disa problematika që përfshijnë dhe aktivitetin e saj diplomatik në Shqipëri”, shkruan dosja.al.

Në lidhje me përcaktimet e mësipërme nuk ka citime apo burime nga administrata amerikane në DASH apo ambasada në Shqipëri që janë burime kredibël për një informacion të tillë. Më sipër nuk hidhen dyshime nëse ky lajm mund të jetë apo jo i vërtetë dhe nëse ka ndonjë burim anonim ku mbështetet.

b.Konteksti

Yuri Kim shërbeu si ambasadore e SHBA në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga Presidenti Trump dhe në vazhdim nën Presidentin Biden. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ajo u përfshi në debate politike vecmas brenda opozitës duke mbështetur një grup brenda saj me në krye kryetarin e atëhershmë Lulzim Basha. Ndrhyja e saj në këtë debat  i favorizoi kundërshtarët e Berishës në betejën më te duke delegjitimuar një kubed partie që mbajtën mëbshtetësit e Berishës përmes një vendimi të Gjyaktës së Apelit që ia dha vulën dhe logon ish kryetarit Basha. Ajo është përmenduar shpesh në media për miqësi me kryeministrin dhe ministrat  e tij. Kreu aktual i PD-së, Sali Berisha e ka akuzuar shpesh atë si të korruptuar nga qeveria.

Ndërkohë ajo ka mbështetur pa rezerva SPAK dhe reformën në drejtësi, ndikoi Kuvendin për të nisur një procedurë hetimi dhe shkarkimi për Presidentin e vendit Ilir Meta.

c.Vështrim më i thellë

Spekulimet u nxitën nga zhvendosja e përkohshme e profilit të Yuri Kim në faqen zyrtare të DASH. Mediat dhe gazetarët në Tiranë u përfshinë nga gosip për ndëshkimin e saj dhe nuk ia dolën të bëjnë verifikime të mëtejshme në lidhje me pozicionin e saj të punës. Por edhe kur u gjet bio e saj në faqen e DASH, disa media nuk thanë se njoftimi ishte atje që nga 1 marsi i vitit 2025, edhe pse kjo dallohej qartë në screen shot e publikuar prej tyre, dhe për më tej disa prej tyre e lajmëruan si njoftim të DASH, ‘bio’-n e publikuar në faqe.dhe kjo ka bërë që shumë të mendojnë se ajo ishte larguar nga detyra, por duket se ky veprim ka pasur për qëllim përditësimin e informacionit lidhur me emërimin e saj në postin e ri.

Lajmet për Yuri Kim kanë zënë vend  vend në mediat e Tiranës edhe pas largimit të saj nga Shqipëria. U pasqyrua gjerësisht një postim i saj në rrjete sociale duke i dhënë dorën rastësisht Sekretarit Pompeo në mencën e DASH

d.Fluksi i lajmit

Lajmet për Yuri Kim u transmtuan në dy ditë dhe më pas pati heshtje. Emisioni i debatit në top story me 19 mars u ndoq nga 51K shikues në llogarine e Top Channel ne Youtube, faqe e cila numëron 3M ndjekës. Ndërsa në Instagram ka 655K ndjekës.

f.Si duhej të ishte ai lajm

Lajmi në pjesën më të madhe te transmetimeve përmban pasaktësi, mungesë burimesh dhe për këtë shkak aspekte të tij ose prodhohen nga konteksti ose janë supozime. Si i tillë lajmet e transmetuara në datën 19 mars janë me përmbajtje të gjerë si fake news ndërsa ato të datës 20 mars përmbajnë rrethana të pasakta sic është ‘njoftim’ në vend të ‘bio’ dhe bie në neglizhimi i datës së publikimit të ‘bio’-s në faqen online te DASH.

Linqet e lajmeve

A2 CNN
https://a2news.com/shqiperia/aktualitet/ish-ambasadorja-amerikane-ne-tirane-yuri-kim-me-detyre-te-r-i1143340

https://a2news.com/shqiperia/politike/a-eshte-shkarkuar-yuri-kim-nga-dash-berisha-gati-te-ve-ne-dis-i1143192

Top Channel
https://top-channel.tv/2025/03/20/departamenti-amerikan-i-shtetit-publikon-ne-faqen-zyrtare-detyren-qe-mban-aktualisht-yuri-kim-ish-ambasadore-e-shba-ne-shqiperi/
https://top-channel.tv/2025/03/19/kemi-lene-ambasadoret-te-marrin-rolin-e-guvernatoreve-diskutimi-ne-top-story-per-ish-ambasadoren-yuri-kim-gazetari-eshte-ne-hetimin-e-dash/

Lapsi.al
https://lapsi.al/2025/03/19/berisha-thirrje-kongresit-amerikan-nisni-nje-hetim-per-korrupsionin-e-yuri-kim/

News Bomb
https://newsbomb.al/politike/dash-pergenjeshtron-lajmet-nuk-eshte-shkarkuar-yuri-kim-me-detyre-te-re-i357988
https://newsbomb.al/politike/yuri-kim-eshte-shkarkuar-nga-dash-berisha-thirrje-kongresit-amerikan-ni-i357882

Dosja.al
https://dosja.al/politike/dash-emeron-yuri-kim-keshilltare-te-larte-per-eficencen-dhe-llogaridhen-i426761
https://dosja.al/live-updates/kongresit-te-hetoje-yuri-kim-do-u-ve-ne-dispozicion-informacionet-q-i426388

Java Neës
https://javanews.al/dash-nxjerr-blof-berishen-ripublikon-biografine-per-yuri-kim-dhe-njofton-detyren-e-re-qe-ka-marre-ish-ambasadorja/
https://javanews.al/a-eshte-shkarkuar-yuri-kim-nga-dash-berisha-gati-te-ve-ne-dispozicion-informacionet-qe-kam/

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

Previous Post

FAKT&FAKE/ BE si aset propogande në debatin politik në Tiranë, rasti Rama

Next Post

Këshilltarët në Bashkinë Tiranë letër KE: Edi Rama nuk njeh autonominë vendore, ka uzurpuar Bashkinë e Tiranës në shkelje të ligjit

droni

droni

Next Post
Rama si ‘kryetar bashkie’, inspekton nje shkolle ne ndertim ne Tirane, Ristani i tregon projektin

Këshilltarët në Bashkinë Tiranë letër KE: Edi Rama nuk njeh autonominë vendore, ka uzurpuar Bashkinë e Tiranës në shkelje të ligjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.