Mediat e huaja kanë bërë publike emrat e çiftit të shqiptarëve të arrestuar si të dyshuar për bashkëpunim me terroristin e Nices, në Francë. Mësohet se Artan Henaj lindur në Fier më 1978 dhe Enkekejda Zaçe, lindur më 1974 në Elbasan, dy shqiptarët e arrestuar në Francë, të dyshuar se i shitën armën terroristit franko-tunisianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, mbetur i vrarë edhe vetë pas masakrës në Nice.












