Zbardhen diskutimet në grupin e PS.
Mësohet se kryeministri Edi Rama ka insistuar për votimin e reformës në drejtësi.
“Duhet të tregojmë patriotizmin. Reforma për të ardhmen e Shqipërisë dhe për integrimin”, mësohet të jetë shprehur Rama.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, mësohet se nuk është folur për propozimin e Ilir Metës për qeveri ekspertësh dhe zgjedhje të parakohshme.












