• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ A mbështet vërtet Bashkimi Europian vlerat themelore të tij në Ballkan?

droni by droni
19 March, 2025
in Kryesore, Opinion
0
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

Vizita e Komisioneres për Zgjerimin znj. Marta Kos, në Shqipëri më 13 dhe 14 mars duket se ka qenë një tjetër mundësi e humbur për Komisionin Europian që të mbrojë vlerat e nenit 2 të Traktatit të Lisbonës (praktikisht kushtetuta e BE-së) dhe Kriteret e Kopenhagës (kushtet bazë për anëtarësim në BE) si demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e liritë e njeriut.

Ndërsa shumica e think-tankeve dhe e vëzhguesve të pavarur që monitorojnë Ballkanin kanë arritur në një konsensus se gjatë 12 viteve të qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama, vendi ka përjetuar dramatikisht një “zmbrapsje të demokracisë”, komisionerja Kos nuk shprehu asnjë shqetësim, madje as nuk aludoi për këtë çështje. Asgjë nuk u tha për problemet me lirinë e medias, për shkeljen e të drejtave parlamentare të opozitës, për kriminalitetin në ofiqet e larta të qeverisë, etj. gjatë konferencës për shtyp të saj me KM Rama. Po ashtu, asgjë në vijim të vizitës së saj në Shqipëri.

Znj. Kos pati vetëm lavdërime për reformat e ndërmarra dhe ato të premtuara nga qeveria Rama; sipas saj kështu synohet përmbyllja e 35 kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE deri në vitin 2027. Interesant është fakti që “Plani për BE” i qeverisë Rama parashikon të gjitha masat e vështira në vitin 2027, ndërsa vitet paraardhëse, 2025 dhe 2026, janë përgjithësisht të lira nga ngarkesat.

Tri vlerësimet kryesore të saj ishin:

1. “Keni një stabilitet të tillë.” Kjo na sjell në mendje fenomenin e “stabilokracisë,” aq shumë të kritikuar nga aktivistët e demokracisë.
2. “Ju përafroni 100% me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.” E vërtetë, por kjo ka qenë gjithmonë kështu në Shqipëri, mbasi mbështetet në një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.
3. “Bashkëpunimi juaj rajonal është shumë i mirë.” E vërtetë, si tani ashtu edhe para Ramës, por me një problem: Rama ka pasur marrëveshje me Vuçiçin në lidhje me Kosovën, duke e anashkaluar Prishtinën; si pasojë, marrëdhëniet e tij me Kosovën janë përkeqësuar dhe aktualisht janë në pikën më të ulët që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Për hir të së vërtetës, raportet vjetore të Komisionit Europian për Shqipërinë në dy vitet e fundit kanë patur doza shtesë realizmi; por duke mos harruar për një dyzinë vitesh këto raporte kane qenë shumë shpesh fasada Potjemkini për problemet e ligjshmërisë e të demokracisë. BE-ja ka parandaluar disa nga devijimet më të këqija të qeverisë Rama, si dhënia masive e “pasaportave të arta” dhe amnistia fiskale-kriminale, e cila do të kishte sjellë probleme edhe për BE-në. Por këto ndërhyrje mbeten të rralla dhe përgjithësisht të paefektshme.

Znj. Kos qëndroi e heshtur mbi çështjen e mandatit të deputetes Xhaçka, për të cilën Delegacioni i BE-së në Tiranë, në një rast të rrallë, kërkoi respektimin e sundimit të ligjit. Rama ka refuzuar vazhdimisht të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të lejojë Kuvendin të kërkojë një shqyrtim gjyqësor të çështjes (një praktikë e konsoliduar ligjore). Znj. Xhaçka, ish-ministre e Mbrojtjes dhe e Jashtme, dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga asetet publike. Raste të ngjashme më parë janë rishqyrtuar dhe në disa syresh, Gjykata ka anulluar mandatin. Përballë presionit, partia në pushtet u përpoq të fitonte kohë duke kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias, një organ i respektuar i Këshillit të Europës që jep këshilla për çështje kushtetuese. Kur Opinioni doli në favor të Gjykatës, KM Rama e refuzoi përsëri, duke shkaktuar një tjetër deklaratë nga Delegacioni i BE-së. Megjithatë, kjo duket se është harruar tashmë.

Çështja Xhaçka dhe raste të ngjashme mund të përmenden në raportet periodike të Komisionit, por pak njerëz i lexojnë ato dhe edhe më pak arrijnë të kuptojnë zhargonin burokratik të tyre. Prandaj, ato nuk bëhen pjesë e debatit publik, ku forcat që mbrojnë “vlerat europiane” mund të referohen te qëndrimet e BE-së.

Afati i vitit 2027 për përfundimin e negociatave të anëtarësimit është propozuar nga znj. Kos edhe për Malin e Zi, i cili në 12 vite bisedimesh të anëtarësimit ka mbyllur vetëm tre kapituj më të kollajshëm nga 35 gjithsej. Sesi Mali i Zi dhe BE-ja do të ishin në gjendje të përmbyllnin cilësisht 32 kapitujt e mbetur brenda dy vitesh lipset të shpjegohet. E njëjta pyetje duhet bërë edhe për Shqipërinë. “Përfundim i negociatave në 2027” është një narrativë e bukur, por Komisionerja Kos nuk ka dhënë ende një shpjegim.

Në konferencën për shtyp, znj. Kos i dhuroi Kryeministrit Rama një bluzë basketbolli me numër si fanella që ai mbante në rininë e tij. Kjo dhuratë bëhet në një kohë kur fushata për zgjedhjet parlamentare ka nisur tashmë. Kriteri real për një demokraci demokraci funksionuese në vende si Shqipëria është aftësia për të ndryshuar pushtetin përmes zgjedhjeve. Kjo është bërë e vështirë, në mos e pamundur: raportet e OSBE-së tregojnë për një orgji blerjesh votash, frikësim të votuesve, shpërdorim masiv të burimeve shtetërore, angazhim të grupeve kriminale nga partia në pushtet, etj. Dhurata e znj. Kos për Ramën i është shtuar kësaj liste famëkeqe.

Për më tepër, ndryshe nga vizitat e mëparshme të Komisionerëve të BE-së, znj. Kos shmangu takimin me liderin e opozitës; ajo takoi vetëm përfaqësues të lartë të saj në Kuvend; ndryshe nga takimet e mëparshme, nuk bëri asnjë deklaratë apo postim për këtë takim.

Kaq mjafton për të kuptuar kontributin real të Komisionit Europian për demokracinë në Shqipëri dhe ndoshta në Ballkanin Perëndimor.

*Genc Pollo
Ish-ministër
Tiranë, Shqipëri
19 Mars 2025
Përshtatur nga NE Global/ADN

Previous Post

Detaje për marrëveshjen Trump Putin, çfarë thotë Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti amerikan

Next Post

Rama dhe Berisha për deputetin demokrat Dash Sula. Rama e fton në parti

droni

droni

Next Post
Rama dhe Berisha për deputetin demokrat Dash Sula. Rama e fton në parti

Rama dhe Berisha për deputetin demokrat Dash Sula. Rama e fton në parti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.