Ndërsa ora shënonte fiks 16.00, mësohet se tre liderët e politikës shqiptare janë mbledhur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. I fundit që ka mbërritur ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ka pasuar Edi ramin. Ndërsa “i zoti i shtëpisë”, Ilir Meta, ka qenë në zyrën e tij më herët, ku mësohet se ka pasur edhe një takim me eksponentë të LSI, Petrit vasali e Ylli Manjani.












