Asnjë votë për patericat e Edi Ramës, ata u ftuan botërisht për t’u bashkuar në koalicionin opozitar, tha sot kreu i PD, Berisha gjatë një takimi me kandidatët për deputetë.
“E gjithë qendra e djathtë, i gjithë fluksi është bashkuar.
Do t’u them qytetarëve, asnjë votë për patericat e Edi Ramës, sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, nëse e ndjeni veten opozitarë, bashkohuni me ne në aleancë.
Mirëpo ata nuk i lejuan problemet e tyre ndaj dhe votat për ta janë vota për Edi Ramën, de facto.
Përveç kësaj, ne kemi programin më të shkëlqyer, programin e Shqipërisë Madhështore, një program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë, por që u garantoj se do jetë realitet i padiskutueshëm.
Tani, të them të vërtetën, kemi edhe kryemagjistarin, bashkëkryestrategun e fitores më të madhe në historinë e njerëzimit, siç ishte rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me datën 20 janar.
Chris LaCivita është një fuqi natyrore elektorale në vetvete”, deklaroi Berisha. a.b











