Kryeministri Edi Rama kërkoi sot nga deputetët socialistë me 2 mandate të japin dorëheqje në shembullin e Petro Koçit.
“Deputetët socialist që kanë më shumë se 2 mandate, janë të ftuar të ndjekin shembullin e z.Petro Koçi. Një socialist me dinjitet si Petro Koçi”, shkruan Rama në ripostimin e statusit të Petro Koçit në rrjete sociale.
Koçi u tërhoq nga gara e 11 majit pas një spostimi që iu bë atij në strukturat e PS së Tiranës ‘rilindja’ ose PS e bashkisë së Ramës.
“E dashur Ogerta, te dashur kolege deputete socialiste te Tiranes tone,
E kam detyrim automatik moral, politik dhe shoqeror t’ju bej te ditur percaktimin e qendrimit tim ne lidhje me procesin e emerimit te kandidaturave te partise tone per deputete.
“Une nuk do te jem ne listen perfaqesuese te kandidaturave per deputete, jo per ndonje paburreri politike, frike deshtimi personal apo braktisje te shpirtit te solidaritetit, por sepse ndryshe nga te gjithe ju jam i vetmi qe nuk kam shansin e startit ne kushte te barabarta sepse nuk kam ne ngarkim nje zone pergjegjesie politike elektorale.
Megjithate ky ndryshim ne pergjegjesine drejtuese solli nje spostim jotransparent dhe mospercaktim te qarte te funksionit tim ne zone. U nderpre si me thike perfshirja ime ne aktivitetin organizativ te partise duke mos u lajmeruar kurre per kalendarin e perditshem te mbledhjeve dhe takimeve, perjashto rastet kur ky kalendar varej nga selia qendrore dhe lajmerimet mberrinin nepermjet rrjetit ne grupin Whatsapp te deputeteve. Nuk di nese kjo situate ishte e orientuar apo ishte pasoje e ndonje intrige shpirtvogel. Megjithate e fal cdokend qe me apo pa dashje ka gisht ne kete mekat, i cili mbetet i parendesishem per interesa pertej meje”, shkruante Petro Koçi në një postim në rrjetet sociale. a.b












