Foto Ilustruese
Gjystina Shpani (Picaku) është viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Gruaja 48-vjeçare e lindur në Mat ishte nënë e dy fëmijëve, një djali 24 vjeç dhe një vajze 20 vjeç.
Policia Rrugore është ende në kërkim të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 22:00 minuta pranë Tregut Elektrik.
Viktima këmbësore po kalonte rrugën në momentin që është përplasur për vdekje.












