Një person i dha fund jetës këtë pasdite në Mallakastër duke u vetdjegur me benzinë. Ngjarja ndodhi në fshatin Belishovë ndërsa viktima është 80 vjeç.
“Në fshatin Belishovë, Mallakastër, në oborrin e banesës së pabanuar në pronësi të tij, dyshohet se është vetëdjegur me lëndë djegëse, shtetasi I. H., 80 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga ankthi”, njoftoi policia e Mallakastrës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. m.k












