• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama rrëfen gjendjen shëndetësore të Agaçit, Berisha i thotë të tregojë spitalin ku kurohet

droni by droni
28 February, 2025
in Kryesore, Politika
0
SKANDAL/ Një vjedhje e madhe po përgatitet, ja kush dhe si po e realizon
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë për herë të parë detaje në lidhje me shëndetin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjell Agaçi. Rama tha se ai është në gjendje jo të mirë në një spital në Itali ndërsa kreu i PD, Sali Berisha i kërkoi të bënte publik spitalin.

SHPJEGIMI I RAMËS/ Tani prej ditësh këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën e tij të mrekullueshme, familjen, të afërmit, miqtë e tij dhe me ferman të Bufit që e shpalli Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, një person në arrati nga drejtësia dhe me tam–tamet e mushkonjave anafele të kënetës mediatike, të cilat hodhën helmin e zëvendësimit të tij, e dyndjes së hetuesve të SPAK-ut në kryeministri, e marrjes së laptopit të sekretarit dhe syrit që t’u dalë bashkë me qimen e bufit.

Ëngjëll Agaçi studioi në Itali, drejtësi.

U bë pjesë e njërës prej studiove më të njohur të avokatisë në Romë, ku punoi për shumë vite si një shqiptar dinjitoz, plotësisht i integruar.

U kthye në Shqipëri me ftesën time për të shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe i përket pa asnjë dyshim, ajkës së juristëve shqiptarë, po njëkohësisht dhe majës së përkushtimit e të profesionalizmit, në shërbim të shtetit tonë. Për atë që ai përfaqëson, është vlerësuar edhe me një medalje nderi nga Presidenti i Republikës Italiane.

Përpara disa kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes, si pasojë e një bllokimi të arterieve koronare për të cilin u operua në zemër dhe pas operacionit pati një ndalesë dramatike polmonare. Me fjalë tjera, dalje të mushkërive nga funksioni, gjë që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar. Pas një periudhe shumë të vështirë në reanimacion, ku për disa ditë, mjekët italianë rezervoheshin të jepnin çfarëdolloj sigurie se do dilte nga situata e rëndë, ai vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e tyre për të rehabilituar mushkëritë e lënduara rëndë.

Është e hatashme që, megjithëse kryeministria ka bërë njoftim publik, mirë ca qimra e ca jargë të bufit në pasqyrën mediatike të folësë tij, po i sëmuri që lufton për jetën andej, është bërë mish për qoftet e klubeve të natës, ekran më ekran këtu, vetëm e vetëm se u fut në gojën e mendertë të bufit të kënetës, një katran me bojë i mirënjohur dhe famëkeq si shpifaraku më i madh që ka lindur toka shqiptare dhe si shkelësi më brutal në historinë e këtij vendi, i çdo zakoni, i çdo kanuni dhe i çdo norme njerëzore.

DEKLARATA E BERISHËS/ Ka një shembull. Një nga personalitet më të fuqishme të planetit, Papa Francesku ndodhet në spital dhe selia e Shenjtë në respekt të besimtarëve katolikë dhe qytetarëve të botës, lëshon çdo ditë komunikatë.

Tani historiku i Engjëll Agaçios, ai ka një muaj që është zhdukur, është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte se, është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën.
Të pyes pak unë këtu Edi Ramën. Po zotrote kur hoqe zorrën qorre, ç’të shtyu ty të botosh fotografinë ditën e dytë të operacionit, apo ditën e parë. Pse ti operacionin në trupin tënd nuk e mbajte sekret, por e nxorre në publik dhe na mbajte dy javë rresht zorra qorre, sa të doli në gojë.
Kurse tani për Agaçion, sekret spitali, sekret largimi dhe jo vetëm kaq. Por jo vetëm kaq, por emërohet Vilma e pushuar nga Ambasada e SHBA për fshehje akti kriminal, të një punonjësi tjetër, dihet. Ka fshehur, dhe kjo njeri e papërgjegjshme që pushohet nga ambasada e SHBA me të drejtë, sepse ka fshehur një akt dhune, jo punonjës të ambasadës, por ndaj një punonjësi ndaj nje tjetri, ka fshehur dhe shkarkohet për këtë punë, nuk e di ca pozicioni kishte, ajo merret tani dhe emërohet në vend të Engjëll Agaçit.
Atëherë, sigurisht që Edi Rama do ta donte krejt ndryshe Engjëll Agaçin, me këto që po shoh unë, por e vërteta është se, dy të zhdukur janë në Shqipëri, Engjëll Agaçi dhe Martini. Këta nuk kanë gjurmë të dy, nuk ka të zhdukur të tjerë. Nuk kam idenë se ka të tjerë të zhdukur, nëse keni më thoni. Pra janë dy të zhdukur, të dy të lidhur me Edi Ramën.

Tani të na thotë ai, se ka qenë sekretari i Përgjithshëm, nuk mund ta fshehë në këtë mënyrë, akt i turpshëm ndaj shqiptarëve. Është në spital, në cilin spital është, njoftoje. Për veten tënde e njofton, të nesërmen e operacionit, kurse për atë që i kanë konfiskuar laptopin e fsheh atë. Këtu lindin dyshime shumë të mëdha.

Me këtë qëndrim që mban Edi Rama, lindin dyshime madhore. Nëqoftëse ai është në spital, të botojë fotot, të botojë komunikatën, të mos thotë saktësisht diagnozën se ndoshta nuk do me ja nxjerrë…
… Bllokimi i arterieve koronare, sidoqoftë të faktojë me dokumente, nëse ai është me këtë patologji, i uroj ta kalojë. a.b

Previous Post

SHKODËR/ Zbardhen detaje të reja për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Next Post

SPAK jep pretencën për Alqi Bllakon: Kërkon 5 vite burg për akuzën e korrupsionit

droni

droni

Next Post
FOTO & EMRI/ Ilir Meta emëron Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës

SPAK jep pretencën për Alqi Bllakon: Kërkon 5 vite burg për akuzën e korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.