Një vajzë 30 vjeçe e huaj, u gjet pa jetë në një shtëpi që kishte me qera në Tiranë. Ajo banonte në rrugën ‘Gjon Muzaka’.
“Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. a.b











