Një polic u godit këtë mbrëmje nga një makinë në Tiranë.
“Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. m.k












