Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar i dënuar në Itali me mbi 14 vjet burg për 5 vepra penale.
U kap dhe u arrestua nga policia e Durrësit, me qëllim ekstradimi shtetasi Pllum Daci, 52 vjeç, banues ne Kamëz, Tirane .
“Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi ishte person i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali me date 24.07.2024.
Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian”, njoftoi policia e Durrësit.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali. r.k











