Reforma në Drejtësi duket se është cështja që ka zënë gjithë hapësirat politike. Pas atij të djeshmit në Kuvend, një tjetër takim për këtë cështje është duke u zhvilluar në hotel Rogner mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Meta ka këmbengulur që kjo reformë duhet me patjetër të kalojnë edhe me konsensusin e opozitës. Në këtë takim Meta ka qënë i shoqëruar nga Petrit Vasili, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani si edhe Sokol Dervishi, ndërsa kreu i PD Basha në këtë takim shoqërohet nga nënkryetari i PD Edi Paloka.












