• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama paralajmëron hetim ndaj tij: Mos guxoni të më kërkoni telefonin

droni by droni
12 February, 2025
in Kryesore, Politika
0
Rama paralajmëron hetim ndaj tij: Mos guxoni të më kërkoni telefonin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama la të kuptohet sot se SPAK mund të ketë nisur një hetim ndaj tij ose ai është në listën e personave që do të pyeten në procesin ndaj Erion Veliajt.

Ai kërcënoi SPAK-un duke i thënë se nuk duhet të guxojë që t’i kërkojë celularin.

“Ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Kur them politikë është kjo: meqë njërin po e lëmë në ballkon, të kapim 3 nga këta të tjerët. Meqë kapëm kryetarin e bashkisë, të kapim dhe këtë tjetrin për diplomë. Të përfundojë njeriu në SPAK për diploma… çfarë është kjo? Në këtë kuptim e kam kur them politikë. Ndjekin mediat, kompleksohen dhe bëjnë balet. Dhe mos të bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim sepse boll i kanë, kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të merren me faktet”, shprehet Edi Rama.

Edi Rama e bëri deklaratën gjatë dëgjesës së grupit parlamentar socialist me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka e cila është nën hetim brenda procesit të Erion Veliaj.

Rama foli për marrjen me forcë nga rruga të një artisti, teksa çonte fëmijën në kopsht duke theksuar se prokurorët po intimidojnë njerëzit.

“Beteja jonë janë standardet. Unë jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj, janë intimiduar njerëz, i kam takuar unë kam folur unë me ta, pa asnjë lidhje me Erionin se janë njerëz në botën e artit dhe kulturës dhe dikush më ka thënë që filani s’është në gjendje të rëndë psikologjike se e kanë marrë, i kanë marrë telefonin dhe nuk ia kanë kthyer më dhe e kam marrë me tel e gruas dhe kam dëgjuar një grua nga ana tjetër e telefonit që vetëm qante dhe pastaj jam takuar me personin. Mua personalisht më ka ardhur turp kur kam menduar që sot jam kryeministër dhe ndjehem i pafuqishëm karshi një personi që më ka kujtuar veten time. Unë pak me i prapë se ai se nuk u shokova psikologjikisht kur më çuan të Braka.  Më thoni një person, nuk figuron ai, është një person që nuk e di për çfarë është thirru, për arsye të aktiviteteve kulturore. Si mund të merret në rrugë një baba që është duke çuar fëmijën në kopsht me karrocë. Hajde me ne! Ku jemi këtu ne?”

Sipas Ramës këto janë shenja abuzimi me pavarësinë.

“I vetmi lajm ngushëllues është që pavarësia është e plotë mirëpo këto janë shenja që abuzimi me pavarësinë është real. Si mund të merret një prind me fëmijën 3 vjeç në karrocë në rrugë dhe ti thuhet hajde me ne në mëngjes. Si mund ti tregohet dikujt nga dritarja?  Ai është profesor është njeri i artit ka nderuar Shqipërinë nga ta dijë ai është burgu ai. Atje mund të përfundosh dhe mendo për djalin 3 vjeç. Ku jemi këtu ne dhe vijmë te standardet, si ka mundësi Ulsi, ministër i drejtësisë dhe ju të gjithë njerëzit e drejtësisë dhe ti kryetar i komisionit të financave që kjo shumicë ka miratuar fonde të paimagjinueshme, fondi i mbrojtjes dhe drjetësisë, paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, fonde që nuk janë parë kurrë në historinë e këtij shteti për drejtësinë dhe këta nuk kanë mjetet që të regjistrojnë intervistat me personat që marrin në pyetje. Ku jemi këtu ne? Në çdo film sa herë që dikush atje te dhoma e hetuesve e para i tregohen të drejtat dhe e dyta i shtypet regjistrimi, këtu Filip Çakulin të merrnin dhe ti bënin kontratë dhe ti thoshin hajde na ndihmo të regjistrojmë njerëzit që vijnë”.

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste nuk do të qëndrojë pa kritikuar punën e organeve të reja të drejtësisë, pavarësisht se mbështet punën e saj.

“Dua ta bëj shumë të qartë që qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezerva, lidhur me mbështetjen ndaj çdo procesi ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat kanë detyrën të bëjnë luftë pa kompromis kundër korrupsionit, mbetet qëndrim I pandryshuar. Ajo që ndryshon është që ne kemi detyrën të kontribuojmë jo thjesht me mbështetjen e padiskutueshme institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve e gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe garantimin e standardeve demokratike. Në të kundërt biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën se sa me të ardhmen. Sepse diktaturë apo republikë hetuesish, Shqipëria ka pasur në të shkuarën. Kjo është republikë parlamentare, ku pushtetet janë të pavarura”, tha Rama në mbledhjen e grupit parlamentar.

Sipas tij, sot në debatin publik ka vetëm dy palë: “Njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet “gijotina”. Sipas asaj pale të gjithë janë për burg, për litar, për t’u vrarë dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestron me “libër shpie” prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre, duke filluar nga drejtuesi i SPAK-ut, i cili ka gjithë mbështetjen dhe solidaritetin tonë për sa i përket gjithë baltës që ka marrë dhe merr familjarisht. Por mungon një palë konstruktive që duhet të jetë garantë e pavarësisë së gjyqësorit, por duhet të jetë edhe garantë e lirive dhe të drejtave e standardeve demokratike. Sepse siç thashë, përndryshe biem në kurthin e të kaluarës”, deklaroi Rama.

“Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, pa hyrë fare në meritën e çështjes, pa marrë parasysh nëse ka akuza në atë “roman” 400-faqësh, e merr vesh nga televizori dhe gazetarët specialë. Se kemi Prokurori Speciale, Gjykatë Speciale dhe gazetarë specialë. Kjo forcë politike nuk do të marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ama, ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdo qoftë. Vetëm një idiot mund të thotë se ne kontrollojmë drejtësinë. Kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg drejtësisë. Por ama nuk jemi hunj gardhi që të mos themi asgjë kur biem në gjurmë – me ose pa dashje – të episodeve si ky. Minimalisht, kryetarja e komisionit të ligjeve duhej thirrur dhe duhej pyetur. Ku jemi këtu?”, deklaroi kryeministri Rama para deputetëve socialistë. a.b

Previous Post

Simpatizantë të PS e punonjës të bashkisë, protestë para SPAK

Next Post

Shtyhet seanca gjyqësore e Veliaj, bie energjia në Gjykatën e Posaçme

droni

droni

Next Post
Shtyhet seanca gjyqësore e Veliaj, bie energjia në Gjykatën e Posaçme

Shtyhet seanca gjyqësore e Veliaj, bie energjia në Gjykatën e Posaçme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.