Një person i vuri flakën vetes këtë mbrëmje tek Pallati me Shigjeta.
“Rreth orës 19:05, tek Pallati me Shigjeta, në afërsi të një karburanti ka tentuar të dëmtojë veten dyshohet me lëndë djegëse shtetasi I. Q., rreth 60 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në menyrë të menjëhershme duke neutralizuar përhapjen e zjarrit në trup.
Shtetasi I. Q u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar djegie në fytyrë”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. a.b












