Sot në mbrëmje, gjatë protestës së opozitës, si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë, të vendosur me shërbim para selisë së Kryeministrisë, janë lënduar tre punonjës të Policisë së Shtetit, njoftoi policia e Tiranës.
“Një efektive pësoi dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe dorë.
Punonjësit e Policisë janë shoqëruar menjëherë për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital dhe ndodhen nën kujdesin e specializuar të mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Shtetit po grumbullojnë të gjitha provat dhe pamjet filmike, për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët që dëmtuan punonjësit e Policisë”, njoftoi policia e Tiranës. a.b











