Një kamper në pronësi të një turisti francez u dogj këtë mbrëmje në Vlorë.
“Sot, rreth orës 19:55, në Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, një furgon i parkuar (camper), në pronësi të shtetasit francez A. D”, njoftoi policia e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b











