Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe kreu i FRPD, Besart Xhaferri kanë marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Washington, në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”, ku ishte prezent edhe Presidenti Tramp.
Postimi i Bardhit:
Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.
Pjesmëmarrja e Presidentit Donal Tramp dhe fjala e tij, më shton bindjen se bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë gjatë drejtimit të tij, në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. r.p











