Sikurse ishte rënë dakord, tryeza e krerëve të politikës midis Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, caktoi nga një negocitaor për secilin për gjetjen e konsensusit për reformën në drejtësi.
Dhe kështu, pa humbur kohë, negociatorët u ulën për bisedime.
Kur bisedimet vazhdonin normalisht, dhe se deri në ora 2 të mëngjesit të së martës ekspertët kanë qenë thuajse dakord madje edhe kanë hartuar një projekt final gati për votim, përfaqësuesi i Edi Ramës, është tërhequr pas një telefonate midis tyre, raporton Lapsi.al.











