U gjet pa jetë në teqenë e Alipostivanit, Babai i Teqes. 61 vjeçari me inicialet H.N humbi jetën besohet për shkaqe natyrale.
“Më datë 03.02.2025, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Hekuran Nikollari, 61 vjeç, Baba i Teqes.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës”, njoftoi policia e Përmetit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. a.b












