Kreu i PD, Sali Berisha takoi sot në ambientet e Kongresit të CDU, kandidatin e për Kancelar të kësaj partie, Friedrich Merz.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha i cili ka publikuar edhe fotot.
”Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores.
Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës!”, shkruan Berisha në rrjete sociale.
Berisha është ftuar të marrë pjesë në Kongresin e CDU pak kohë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. a.b












