Vështirësi për ulje në aeroportin e Rinasit natën e kaluar kur një avion qëndroi në ajër më shumë se 30 min për të kuptuar pistën.
Bëhet fjalë për avionin e Wizz Air të linjës Bergamo-Tiranë.
Udhëtarët përjetuan minuta tensioni dhe paniku pasi avioni pati vështirësi nga mjegulla e dendur në Rinas.
Pas gati 30 minutash xhiro në ajër piloti ia doli ta zbresë në pistë i sigurtë avionin. a.b











