Pallati nga u hodh vajza
Hidhet nga pallati 11 katësh, 20 vjeçarja ndërron jetë në Lushnje.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 15.30 në pasditen e së shtunës në qendër të qytetit të Lushnjes. Një vajzë e re rreth të 20- ave, Kledia Kollazi është hedhur nga një pallat 11 katësh dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Uniformat blu po punojnë për zbulimin e shkaqeve që e çuan të renë të ndërmarrë këtë veprim fatal.
Grupi hetimor vazhdon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. m.k












