Ish ministri Genc Pollo ka kërkuar sot reagimin e opozitës në lidhje me premtimin e mundshëm të qeverisë shqiptare për ndërtimin e një kolonie palestineze në Shqipëri.
”Media izraelite sugjeron që po negociohet me qeverinë shqiptare strehimi i 100 mijë palesinezëve në vendin tonë.
Shpresoj shumë që të mos jetë e vërtetë dhe që të mund të besojmë përgënjeshtrimin e Edi Ramës.
100 mijë palestinezë arabë duhet të zhvendosen (nëse është e nevojshme) në një vend tjetër arab që ka hapësirën (sipërfaqen) e nevojshme për jetesë.
Ky nuk është rasti në Evropë duke përfshirë Evropën Juglindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë!!!
Partia Demokratike/opozita duhet të prononcohet publikisht kundra kësaj ideje të mbrapshtë”, thekson Pollo. a.b












