Një person humbi jetën sot në aksin Shkodër Koplik pasi u godit me makinë që deejtohej nga një 28 vjeçar.
“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.
Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital”, njoftoi policia e Shkodrës.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b











