Shisnin lëndë narkotike, kokainë dhe kanabis, në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës, arrestohen në flagrancë dy shtetas, Rivaldo Dosi e Mateo Troka.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bënë të mundur lokalizimi i dy shtetasve,Rivaldo Dosi e Mateo Troka, ku gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat dyshohet se këta shtetas i shisnin në lagje të ndryshme të qytetit.
Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i Dosit, 35 vjeç, dhe Trokës, 23 vjeç, të dy banues në Vlorë. a.b












