Gjykata e Tiranës ka shpallur sot vendimet për çështjen që përfshin Princ Leka Zogun, Gjergj Zaharinë dhe Elia Zaharinë, të akuzuar për “dhunë në familje”.
Princ Leka u dënua me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij zbriti në 8 muaj dhe u konvertua në 16 muaj shërbim prove. Vendimi u shpall nga gjyqtarja Migena Laska.
Ndërkohë, Gjergj Zaharina, babai i Elias, u dënua fillimisht me 10 muaj burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 6 muaj e 20 ditë dhe u konvertua në 1 vit e 40 ditë me kusht.
Elia Zaharia, gjithashtu nën akuzë për të njëjtën vepër penale, u shpall e pafajshme nga gjykata, pasi fakti për të nuk përbënte vepër penale.
Ngjarja që çoi në këto akuza ndodhi në muajin mars 2024 në pallatin mbretëror. a.b











