Momenti i arrestimit
Me katër emra të ndryshëm për ti shpëtuar Policisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, kapet dhe vihet në pranga në Laç, Kurbin 53-vjeçari
“Në kuadër të këtij operacioni falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, në Laç u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit K. M., 53-vjeç alias E. P., alias E. M., alias L. Ll.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e apelit në Firenze, e ka dënuar me 7 vite e 4 muaj e 8 ditë burg për veprat penale “Dhunë Seksuale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, të parashikuara nga Kodi Penal”, deklaroi policia e Lezhës. a.b











