Strukturat e Policisë Vendore në Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të mbërritura nga Tirana, po zhvillojnë një operacion në territorin e Qarkut Gjirokastër për goditjen e një rrjeti shpërndarësish të lëndëve narkotike.
Gjatë aksionit, uniformat blu kanë kryer kontrolle në disa banesa, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 9 persona të dyshuar për shpërndarjen e dozave të lëndëve narkotike.
Operacioni është ende në vijim, ndërsa pritet të ketë të tjera zhvillime në orët në vijim. a.b











