Derisa dietat dhe planet e ushqimit shpesh dallojnë në mënyrë drastike për nga koncepti i tyre, ekzistojnë këshilla nutricioniste, të cilat janë baza e ushqyerjes së shëndetshme më se gjysmë shekulli.
Kohët dhe trendët ndryshojnë vazhdimisht, ndërsa me ta ikin dhe vijnë dieta të ndryshme të mira dhe më pak të mira. Dhe derisa dietat dhe planet e ushqyerjes shpesh dallojnë në mënyrë drastike për nga koncepti i tyre, ekzistojnë këshilla nutricioniste prej më shumë se gjysmë shekulli, të cilat janë baza e ushqyerjes së shëndetshme.
Ju sjellim rregullat e arta të dobësimit, të cilat u rezistojnë të gjitha kohëve.
1. Mos i kapërceni shujtat. Kur jeni të uritur, në mënyrë drastike ju rriten shanset për të sjellë një vendim të nxitur ushqyes.
2. Kurrë mos mbani dietë gjatë kohës së periudhave stresuese të jetës.
3. Ideale do të ishte që të mos dobësoheni më shpejt se gjysmë kilogrami në javë.
4. Disa ushtrime të shkurtra në ditë janë shumë më efikase se ushtrimet e gjata me pushime të mëdha.
5. Mbani mend, nëse dëshironi të dobësoheni përgjithmonë, duheni të jeni të gatshëm që përgjithmonë t’i ndryshoni shprehitë ushqyese.
6. Kurrë mos konsumoni më pak se 1200 kalori në ditë. Çdo gjë nën këtë në mënyrë drastike do ta ngadalësojë metabolizmin tuaj.
7. Mos shkoni për të blerë kur jeni të uritur, kjo do t’jua shtojë shanset për të blerë ushqimin e yndyrshëm dhe me sheqer pa ndonjë vlerë ushqyese.
8. Për pamje të bukur dhe figurë vitale dieta nuk është e mjaftueshme. Duhet njëkohësisht edhe të vraponi.
9. Mos i “shëroni” lëshimet e përkohshme në dietë me ngrënie totale. Nëse gaboni,vetëm vazhdoni ku keni mbetur.











