Kryeministri Edi Rama emëroi sot në një detyrë të rëndësishme një gazetar dhe analist. Ai është Plator Nesturi, pjestar i disa paneleve në bisedat politike në televizione i cili u caktuar Prefekt i qarkut të Vlorës.
“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në njoftimin e qeverisë. a.b











