Vendi i ngjarjes
Policia dyshon për një pengmarrje në Tiranë. Një grua ka njoftuar se është dhunuar në katin e 8 të një pallati në Astir duke alarmuar policinë.

“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap”, njoftoi policia e Tiranës. a.b











