Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit ka kryer tre operacione për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të këtyre veprimeve, janë arrestuar:
Ylli Zherri alias Ylli Gjuci, 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras pasi Gjykata e Vareses në Itali i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.
Lumnije Freskina alias Lumnije Danaj, 60 vjeçe, e arrestuar në Shkodër. Ajo kërkohej nga Gjykata e Apelit të Firences në Itali, e cila i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.
Ahmad Farhan, 37 vjeç, shtetas suedez. Ai u arrestua në kuadër të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Orebros në Suedi, për veprën penale “Kanosja serioze për vrasje”. a.b











