Një person pësoi arrest kardiak ndërsa po lëvizte me makinë duke goditur dhe dy makina të tjera. Personi humbi jetën pak minuta më vonë në spital.
“Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.
Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.a.b












