Policia shkoi të ekzekutonte vendimin por ai nuk e gjet. U dënua të hënën me vendim të formës së prerë nga apeli i GJKKO, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dyshohet se është në arrati
Ish-zyrtari i lartë nuk gjendet në banesë, SPAK nxorri urdhrin për ekzekutimin e dënimit me 2 vite e 8 muaj burg
Sipas informacioneve dhe verifikimeve të prokurorisë së posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës. a.b











