“Rama ngatërron vijat e kuqe me këpucët e kuqe!”.
Kështu e komenton ish-kryeministri Sali Berisha deklaratën e sotme të Edi Ramës, sipas të cilit ai foli “përçart apo në llojin e vet ‘ç’më duhet mua se çfarë them unë për reformën’”.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Rama ngatërron vijat e kuqe me këpucët e kuqe!
Të dashur miq, Rama doli i çatrafiluar, foli përçart apo në llojin e vet ‘ç’më duhet mua se çfarë them unë për reformën. Por nuk e tradhtonin vetëm sytë (sytë pasqyre e shpirtit thoshte latini) por foli për vija të kuqe tek shihte në këmbët e veta jo vetëm çorapet por edhe këpucët e kuqe!











