Grupi i shpetimit ne vendngjarje
Një punëtor humbi jetën në Berat për shkak të aksidentit në punë.
”Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin Gani Selenica, 47 vjeç, banues në Berat.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit G. S. nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën”, njoftoi policia e Beratit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b











