• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si u rrëzua në pak orë Asad. Ku qëndronte dominimi i forcave rebele

droni by droni
9 December, 2024
in Kryesore, Rajoni
0
Rrëzohet Asadi në Siri, braktis Damaskun. Kush është kreu i forcave të opozitës që komandoi operacionin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vetëm dy javë, rebelët në Siri dolën nga bastioni i tyre në veriperëndim të vendit dhe morën nën kontroll disa qytete të rëndësishme. Më pas arritën në kryeqytetin Damask dhe rrëzuan Presidentin Bashar al-Assad, 13 vite pas nisjes së luftës civile në vend.

Në makina të vogla dhe motoçikleta, luftëtarët e drejtuar nga grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS) lëvizën me shpejtësi në autostradën kryesore të vendin drejt Damaskut dhe e morën kryeqytetin pa përdorur forcë.

Por ndërsa shumë qytetarë sirianë po festojnë rënien e një dinastie që e drejtoi Sirinë me dorë të hekurt, e ardhmja mbetet e pasigurt dhe situata në terren është e paqëndrueshme me disa grupe rebele të tjera që kontrollojnë pjesë të ndryshme të vendit.

Si arritën rebelët në Damask

Grupi HTS, bastionin e vet e ka në Idlib. Në Tetor, ajo drejtonte aty një territor të vogël të kësaj zone që ndodhet në kufi me Turqinë. Më 3 Dhjetor forcat rebele morën Aleppo-n dhe avancuan në jug.

Më 5 Dhjetor morën Hama-n dhe lëvizën drejt Homs-it. Më 7 Dhjetor grupi mori Homs-in dhe lëvizi drejt Damaskut. Më 8 Dhjetor, shpallën “fitoren historike”.

Për vite me radhë frontet e luftës kanë qenë të ngrira, por sulmi i rebelëve ishte i befasishëm, duke rrëzuar në këtë mënyrë qeverinë e Assad.

Kush kontrollon çfarë në Siri pas rënies së Asad

Rënia e regjimit erdhi nga avancimi i papritur i rebelëve të HTS-së, por pavarësisht kësaj, këta rebelë mund të kontrollojnë qytetet kryesore të Sirisë, por jo të gjithë vendin.

Siria prej vitesh është kontrolluar nga disa grupe rebele të ndryshme, përfshi këtu siç e përmendëm më lart HTS-në në Idlib dhe grupet kurdë në verilindje të vendit. Ditët e fundit këto grupe kanë marrë territore.

Asnjë prej grupeve rebele nuk do ta vajtojë rënien e regjimit të Assad, për këtë janë të sigurt ekspertët, por gjetja e një konsensusi se si do të qeveriset vendi mund të jetë e vështirë për t’u vendosur. Në veri të vendit ka pasur përplasje mes fraksioneve të kundërshtarëve që tani.

Grupet rivale në veri ende me armë në dorë

Në qytetin verior të Manbij ka pasur ndërkohë përplasje mes forcave që mbështeten nga Turqia dhe rebelëve që udhëhiqen nga kurdët.

Të dyja palët pretendojnë se kanë marrë disa pjesë të qytetit. Luftimet raportohet të jenë ende duke ndodhur në disa lagje.

Analistët e Institutit për Studimet e Luftës thonë se nuk janë të sigurt se kush e kontrollon Manbij.

Si përfshihen fqinjët

Siria, me një popullsi prej rreth 22 milionë njerëzish, ndodhet në bregun lindor të Detit Mesdhe. Kufizohet me Turqinë në veri, Libanin dhe Izraelin në perëndim dhe jugperëndim, Irakun në lindje dhe Jordaninë në jug.

Turqia, fuqitë perëndimore dhe disa shtetet të Gjirit Arab kanë mbështetur elemente të ndryshme të opozitës sirianë gjatë konfliktit. Për shembull, Hezbollahu në Liban, të mbështetur nga Irani, luftuan përkrah regjimit të Assad në konflikt.

Megjithatë kohët e fundit kjo lëvizje u dobësua si pasojë edhe e konfliktit me Izraelin. Kjo është parë edhe si një arsye kyçe pse rebelët avancuan me kaq sukses.

Izraeli, i shqetësuar nga ajo që e quan “ngulitja ushtarake” e Iranit në Siri, ka nisur sulme ajrore kundër ushtrisë siriane.

Siç e përmendëm më lart, disa prej fqinjve të Sirisë janë përgjigjur ushtarakisht. Izraeli thotë se ka shënjestruar armët kimike dhe sitet e raketave.

Izraeli po ashtu thotë se ka marrë nën kontroll një zonë të çmilitarizuar në Lartësitë e Golanit, duke u shprehur se marrëveshja për mosangazhim e vitit 1974 me Sirinë është “prishur” me rebelët që morën kontrollin e vendit.

Lartësia e Golanit është një rrafshnaltë rreth 60 kilometra në jugperëndim të Damaskut.

Izraeli e pushtoi territorin nga Siria në vitin 1967 në Luftën 6-ditore dhe e aneksoi në mënyrë të njëanshme në vitin 1981. Kjo lëvizje nuk u njoh ndërkombëtarisht, derisa SHBA-ja në vitin 2019 e bëri diçka të tillë në mënyrë të njëanshme./tvklan.al

Previous Post

Assad dhe familja e tij ndalen në Moskë, rebelët lirojnë të burgosurit nga ferri Sednaya

Next Post

Gazment Bardhi, takime në Parlamentin britanik: 3 kërkesa për konservatorët

droni

droni

Next Post
Gazment Bardhi, takime në Parlamentin britanik: 3 kërkesa për konservatorët

Gazment Bardhi, takime në Parlamentin britanik: 3 kërkesa për konservatorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.